Pentagoni u ka kërkuar industrive amerikane të mbrojtjes që të përshpejtojnë ndjeshëm prodhimin dhe dorëzimin e armëve, pasi është shfaqur një mungesë e madhe e armatimeve për shkak të luftës me Iranin.

Këtë e zbulon një memorandum i brendshëm i Departamentit të Mbrojtjes, të cilin e ka parë Washington Post.

Të mërkurën, zëvendëssekretari i Mbrojtjes Steve Feinberg u ka shkruar drejtuesve të industrisë së mbrojtjes, duke u bërë të ditur se ata do të kenë maksimumi 21 ditë për të paraqitur plane që synojnë të garantojnë “afate dorëzimi shumë më të shpejta dhe agresive dhe/ose rritje të prodhimit për kapacitetet kritike”.

“Ciklet e prodhimit që zgjasin me vite nuk janë të pranueshme”, shkroi Feinberg.

“Duhet të përshpejtojmë në mënyrë drastike afatet e programeve tona dhe të zgjerojmë menjëherë kapacitetin tonë prodhues”, shtoi ai.

Direktiva vjen në një moment kur mungesa e armëve është kthyer në një pikë tensioni mes Donald Trump dhe Pentagonit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: