Cikloni kinez duket se nuk do të ndalet më dhe çdo ditë dalin emra të rinj në skenë. Tani e ka radhën portugezi Pepe, i cili mund të lërë Realin në janar. Arsyeja është se kampionit të Europës i skadon kontrata në verë dhe rinovimi po vonon. Reali i ofron Pepes vetëm një vit shtesë, ndërsa portugezi kërkon të paktën dy vite.

Aktualisht Pepe merr 4.5 milionë euro, ndaj Reali heziton, pasi mbrojtësi është 33 vjeç. Megjithatë kinezët e Hebei Fortune, të drejtuar nga Manuel Pelegrini, nuk e kanë problem moshën dhe paranë, ndaj i ofrojnë një kontratë prej 10 milionë eurosh në vit.

Nga Reali te Barcelona, kinezët mund të blejnë këdo dhe kudo. Këtë radhë është Arda Turan që po tentohet të transferohet nga skuadra kineze e Guangzhu.

Për turkun që luan te Barcelona është gati një ofertë prej 50 milionë eurosh, e cila mund të tundojë katalanasit. Kjo është një tjetër përpjekje e skuadrave kineze për të afruar lojtarë cilësorë në gjirin e tyre, ndërkohë për Turan është përgatitur një super kontratë.

(Gazeta Shqiptare)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: