Deputeti Ervin Salianji u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj asnjë akuzë dhe se sipas tij hartimi i kryeministrit ishte shumë i dobët.

Më tej shtoi se si asnjëherë me parë për Shqipërinë nuk është folur kaq shumë për korrupsionin.

“Keni vite që ngrini akuza, 10 vite që bëni propagandë më 21 janarin dhe talleni me gjakun e viktimave. Keni kaq vite që akuzoni për para ruse, por prokuroria e ka mbyllur ketë çështje. Kryeministri foli për ujëra të zeza, por sipas tij ujëra të zeza qenkan të gjitha mediat ndërkombëtare. Në sy të të gjithëve manipuloi aktakuzën, Për herë të parë Rama sterronte dhe nuk u përgjigj për asgjë. Për herë të parë Rama nuk u përgjigj për asgjë. Pse nuk e lexoi akt akuzën që personat privatë A dhe B kishin interesa financiare nga vendimmarrja e kryeministrit. Pse nuk e thotë që personi A dhe B pas takimit me kryeministrin shkuan dhe korruptuan zyrtarin e FBI.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb