Kryeministri Edi Rama, në asamblenë e KiE në Strasburg, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Këshillit të Europës lidhur me çështjen e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se bota e drejtësisë në këtë Këshill i kthye përmbys dhe se lufta heroike e njerëzve të zakonshëm në Kosovë u shndërrua në një histori të tmerrshme të trafikimit të organeve dhe se ato u kthyen në kriminelë.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Gjërat kërkojnë kohë dhe duhen bërë kërkime të thella përpara se të merret vendim. Kur bota kthehet përmbys dhe viktima bëhet kriminel gjithçka është e mundur. Bashkësia ndërkombëtare është viktimë. Një lajm i rremë mizor arriti të shndërrohej në një raport. Shumë njerëz u keqinformuar dhe minuan drejtësinë. Një shtrembërim i shëmtuar i të drejtave të njeriut. Nuk jam këtu për të fajësuar paraardhësit tuaj, por jam këtu për ju. Gra dhe burra që i lidh me ndërgjegjen eruopiane të drejtësisë. Jam këtu t’ju them se si rrjedhojë e vendimit të shkuar të këtij Këshilli, bota e drejtësisë u kthye përmbys, viktimat e luftës së tmerrshme u kthyen në kriminelë. Lufta heroike e njerëzve të zakonshëm, u shndërrua në një histori të tmerrshme trafikimi të organeve. Ata që u shpëtuan më ndërhyrje humanitare u akuzuan për krime. Drejtësia ndërkombëtare u mënjanua edhe njëherë.

Nuk jam këtu të lutem për Kosovën, e vërteta e Kosovës është e njohur për të gjitha ata që kanë sy për të parë. Pa këtë të vërtetë bashkësia ndërkombëtare do të vazhdonte të rrinte mënjanë. Kosova ka paraqitur kërkesën për tu bërë anëtare e Këshillit të Europës, Shqipëria e mbeshtet. Serbia duhet ta njohë Kosovës si shtet si fqinj të pavarur, por nëse për Serbisë kjo kërkon kohë për ju nuk duhet të kërkojë më kohë. Bëjini tani, për Europën që përballet me një luftë të shëmtuar dhe nëse doni një opinion të dytë dëgjoni ukrainasit. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën, pyetini çfarë mendoj tani. Përpiquni të njoftoni Zelenskyn 10 vite më pas të bëhet pjesë e diçkaje surreale siç është Thaçi sot. Me pranimin e Kosovës në këtë falje do të mbështesim reformën në drejtësi dhe do të ndihmojë shoqërinë kosovarë të mbajë qeverinë në kontroll. Pavarësisht moshës së saj të re Kosova do t’ja dalë. Është besimi i fortë i shqiptarëve në institucione si ky që është tronditur. Për hir të Zotit mos i lini gabimet e mëparshme të shndërrohen në mëkate. Jam këtu për tu përgjëruar që ti shpëtoni fytyrën të drejtave të njeriut. Ju bëj thirrje të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Kjo nuk është as për hir të Kosovës dhe as për hir të Shqipërisë është për nderin tuaj. Bota është mjaftueshëm keq, por duhen luftëtarë që të luftojnë për to, por nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim. Zoti ju bekoftë të gjithëve”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: