Kryeministri Edi Rama ka shprehur të gjithë mllefin e tij për mënyrën sesi Bullgaria po pengon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Nga Amsterdami, ku një gazetare bullgare e pyeti se a e priste veton e vendit të saj, Rama tha se politikanët në Sofie po ringjallin fantazma të së shkuarës vetëm për të mbledhur vota, dhe në këtë pozicion i takon Bashkimi Europian që të zhdukë nga tryezat politike këto pretendime historike që krijojnë ngërç me Ballkanin.

Jam bullgare dhe jam e turpëruar nga ajo çka Bullgaria ka bërë. Shqetësimi juaj është se mendoni për mendësinë politike, por unë mendoj se në Ballkan thonë se nuk ka rëndësi a jam mirë unë, rëndësi ka të mos jetë mirë fqinji. A u habitët që Bullgaria vendosi veton?

Jo nuk kam frikë se historia mund të na tregojë se si do të shkojë gjëja. Këtë i është dashur ta kalojnë edhe vende të tjera. Unë dua të shmang sa më shumë të jetë e mundur keqkuptimet për mënyrën sesi i qasem kësaj punës së historisë,. Jam shumë serioz kur vjen fjala për historinë por jam serioz dhe kur ja lë historinë, historianëve. Unë nuk vë në diskutim motivet. Çdo vend ka arsyet e veta. Unë vë  në diskutim metodën dhe metoda është e rëndësishme. Dhe ne e dimë shumë mirë kur historianët futen kaq thellë në histori, e bëjnë për të mbrojtur votat e tyre. I drejtohen emocioneve të tyre duke u përpjekur të ringjallin fantazmat e vjetra në stomak. Pata ca probleme me opozitën e Maqedonisë së Veriut se bëra ca shaka me kryeministrin kur bëja shaka me kancelarin Scholz se ky është kryeministri i Bullgarisë Jugore dhe e prenë videon se i thashë që është edhe i Shqipërisë Lindore.

Shumë njerëz pyesin pse doni të jeni pjesë e BE-së, por këta njerëz duhet të kuptojnë se për ne është fe të jesh pjesë e diçkaje që i bëri etërit themelues të imagjinonin një hapësirë të drejtash dhe paqeje që ne kurrë se kemi pasur. Ne do t’i jemi besnik BE-së deri në vdekje. Ne ishim të fundit që u larguam nga perandoria Otomane kur edhe vetë osmanët e kishin lënë, të fundit që do të largohemi nga SHBA dhe BE do të jemi ne. por tani është pak ndryshe, më përpara na ishte imponuar por tani është kjo mënyra si e imagjinojmë të ardhmen. Po e kisha imagjinuar. Kur nisa fola me miqtë e mi maqedonas dhe i thashë atyre që kjo do bëhet keq e më keq se nisi me ca letra të vitit 1945, po politikanët kanë nevojë për këtë, i bëjnë votuesit të ndiejnë erën e gjakut, të shkojnë pas gjakut, por e bëjnë në mënyre të denjë bashkimeuropianiste. Por kjo s’ka lidhje me Bullgarinë, por duhet nga BE ti heqë nga tryezat këto diskutime për historinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb