Ish-eurodeputetja Doris Pack ishte e ftuar sot në studion e News24, ku komentoi zhvillimet e fundit politike dhe situatën e demokracisë në Shqipëri. Ajo kritikoi ashpër mungesën e respektimit të vendimeve të gjykatave dhe veprimet e jashtëligjshme ndaj figurave politike.

Ish-eurodeputetja theksoi se këto ngjarje tregojnë qartë se Shqipëria po bën hapa pas në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Ajo që ndodhi me ju është kundër çdo sistemi. Kujtoj arrestimin e Metës në Rrugë, kjo nuk ndodh askund, apo Berisha që u arrestua pa vendim gjykata. Për News24 nuk u respektua vendimi i gjykatës. Kjo tregon se vendi po bën hapa pas dhe ka humbur rrugën drejt BE-së.

Krijohet impresioni se demokracia është më e mirë, por realiteti nuk është kështu. Njerëzit meritojnë një mënyrë demokratike qeverisëse”, tha ajo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: