Aktorja e njohur Rajmonda Bulku, në takimin që kreu i PD Sali Berisha po zhvillon me disa zonja të shquara shqiptare, u shpreh se duhet kthyer vëmendja nga arti.

Ajo tha se është e tmerrshme për aktorët që të mos kenë se ku ta japin një shfaqje.

“Për të ndihmuar një grua, ka një maratonë të tërthortë rrugësh për të çuar tek personaliteti i saj që fillon që nga lindjet, spitalet, çerdhet, shkollat… çfarëdolloj gjëje që është në familje i përket direkt gruas, pa dyshim edhe burrave. Është hap cilësor që gruaja sot kërkon, kërkon për emancipimin e aj, kushtet.

Vij nga një profesion që burrat dhe gratë nuk kanë ndonjë diferencë të madhe, por do vëmendje të madhe, sepse është kulturë, veç punës sonë në mënyrë individuale, bëjmë një punë me të tjerët, është spektatori që vjen.

Në fushën e artit do t’u kërkojmë edhe më tepër kur të vini sepse duhet ndihmuar, sepse është kultura jonë”, u shpreh aktorja e njohur.

“Për një aktor të mos ketë ku të japë një shfaqje, është ta vrasësh, është e frikshme”, tha Bulku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: