TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka shpërndarë një meme që i referohet vizitës së kryeministrit Edi Rama në Britaninë e madhe, ku ai shfaqet me jelek shpëtimi para kryeministrit Rishi Sunak.

Blushi shkruan se kjo është për të qeshur dhe për të qarë dhe ndërsa kryeministri i eksodit udhëton me avio personal në Britaninë e Madhe, shqiptarët e varfër dhe të pashpresë, për shkak të keqqeverisjes së tij, rrezikojnë jetën duke kaluar La Manshin me gomone.

“Për të qeshur dhe për të qarë nga kjo MEME OF THE DAY!
Kryeministri i eksodit udhëton me avion✈️ personal në Britaninë e Madhe mes luksit të shfrenuar dhe sigurisë, ndërkohë shqiptarët e varfër dhe të pashpresë, për shkak të keqqeverisjes së tij, rrezikojnë jetën duke kaluar La Manshin me gomone?‍♂️!
? Meme e përgatitur nga Genc Sejko!
#Shpopullim #Albania #UK”, shkruan Blushi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: