Deputeti i PD, Dashnor Sula ka folur me tone të ashpra sot në seancën e Kuvendit, teksa ka refuzuar të flasë për procedurë, pasi sikundër kolegët e tij, kërkoi ndryshim rendi dite dhe diskutim për “Çështjen Ahmetaj”.

Ai iu drejtua mazhorancës duke i thënë se gjysma e qeverisë është e përfshirë në korrupsion, ndërsa tha se tashmë ka mbetur ‘vetëm të heqin pantallonat’.

“Këtu është për të qarë e për të qeshur dhe skam ndërmend të flas për procedurë. As kam ndërmend të diskutoj dhe të flas për procedurë. Keni vjedh ju apo kemi vjedh ne? I keni ju në burg apo i kemi ne? Ia keni dhënë ju në gojë popullit apo ne? Ça ka ngelur tani? Vetëm të heqim pantallonat këtu. Të na vijë turp. Përsa i përket raportit, kur doni ju si maxhorancë, për të futur një projektligj, e përgatisni raportin dhe gjithçka dhe e sillni. Keni disa raste. Në rastin e Tahirit erdhët brenda 24 orësh dhe e votuan heqjen e imunitetit. Keni rastin sot. Keni rastin e zonjës Xhaçka dhe nuk bëni raport. Gjeni artifica për t’i dhënë mundësi personave për të fshehur gjurmët dhe për të fshehur ato që duhet të fshehin. Ju nuk e bëni se ju dhimbsen procedurat.”, tha Sula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb