Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri Edi Rama është bërë si King Young.

Vasili shprehet se Rama thotë se Shqipëria është më mirë se kushdo në përballimin e situatës së koronavirusit, duke na sjellë në kohën e monizmit, kur thuhej se vendi ynë është “fanar ndricues” për botën.

Postimi i Petrit Vasilit:

F A N A R I i KING YUONG RAMES !

Edi Rama edhe nuk i teston shqiptaret edhe u thote atyre qe nuk e kane coronavirusin, bile u thote edhe qe Shqiperia eshte me mire nga te gjithe ne dynja.

Pra Shqiperia per Coronavirusin eshte FANAR ndriçues ne bote. Ne kohen e komunizmit ishim FANAR per buken kudo ne bote, tani jemi FANAR per coronavirusin kudo ne bote.

Ne realitet: ne komunizem buke s’kishim buke dhe u katandisem per faqe te zeze me tollon, ndersa sot coronen shqiptaret e kalojne pa i testuar njeri si halli qe i ka zene.

BRAVO Edi FANARI.

Kur s’te ze corona ty cdo gje eshte ok.

Per ty per shqiptaret ne dreq vafshin boll qe

King Yuong RAMA te jete mire.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb