Cristiano Ronaldo, i infektuar me Covid-19 prej datës 13 tetor, ka dalë sërish pozitiv në testin e fundit dhe do të vazhdojë të qëndrojë në izolim.

Sipas raportimeve të mediave italiane, kjo do të thotë se ylli i kampionëve të Italisë do të humbasë takimin e nesërm kundër Barcelonës në Champions League (28 tetor, 21:00).

Kujtojmë se 35-vjeçari u infektua kur ishte në grumbullim me kombëtaren e tij dhe që nga ajo kohë ai ka humbur katër ndeshje: atë kundër Suedisë, me Crotonen dhe Hellas Verona në kampionat si dhe duelin me Dynamo Kyiv në Champions.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb