Gjykata Kushtetuese ka mbajtur sot një seancë për kërkesën e Këshillit të Ministrave për mosdekretimin e Gent Cakajt dy vite më parë nga Presidenti Meta, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Seanca drejtohej nga kryetarja Vitore Tusha kurse Elsa Toska ishte relatore.

Sipas përfaqësueses së Këshillit të Ministrave, Elira Kokona, Meta refuzoi dekretimin jashtë çdolloj kompetence.

Sipas saj, Presidenti cënoi rënë parimet e parlamentarizmit.

Për Kokonën, Meta nuk kishte tagër për të refuzuar dekretimin e Cakajt dhe Ramës nga ana tjetër nuk i mbeti asnjë hapësirë tjetër veçse të propozonte veten.

 

‘’ Presidenti refuzoi dekretimin jashtë cdo lloj competence, jashtë çdo competence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit

Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret.

Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve. i shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij.

Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë tjetër.

Kryerja e verifikimeve për një afat 10 ditor dhe dhënia e një mendimi për kandidatin, janë atribute që i përkasin Kuvendit, por Presidenti i mori këto atribute duke penguar Kuvendin

Presidenti tagër kushtetues për të bërë vleresim të emrit që propozohet për Ministër, por as tagër për të refuzuar dekretimin. Të drejtën për trë vlerësuar kandidatin e ka vetëm Kuvendi dhe smund ta ketë presidenti. Presidenti ka rol formal dhe solemn.

Ilir Meta i lejoi vetes të shprehet përmes një shkrese duke vepruar në një formë tjetër që parashikon kushtetuta, sikurse është dekreti.’- tha Elira Kokona.

 

Nga ana tjetër këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj deklaroi se kërkesa e Ramës në Gjykatën Kushtetuese është vetëm në kontekstin politik dhe nuk ka asnjë konflikt Kuvend-Presidencë.

 

”Nuk ka konflikt mes institucioneve. Ai nuk ekziston. Kërkesa e Ramës në këtë gjykatë është paraqitur vetëm në kontekstin politik

Meta dhe Rama u takuan me datë 4 janar dhe presidenti e informoi atë  se do ta kundërshtonte Gent Cakajn. Pas këtij takimi nuk pati asnjë reagim me shkresë as nga kryeministri, as nga Kuvendi.”– tha Dervishaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb