Në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek përçarja në Partinë Demokratike.

Gjatë bisedës me gazetaren Nisida Tufa, ai u shpreh se qytetarët duhet të kenë alternativa brenda një force politike që besojnë. Gjithashtu ai u shpreh se nuk kanë përse të anashkalohen figurat politike, por edhe nuk duhet të glorifikohen.

Pjesë nga intervista në studio:

Pezullimi i fondeve për bujqësinë nga BE?

Hajdari: Nuk është lajm i mirë. Nëse i krijon bindjen BE se fondet nuk di ti menaxhosh atëherë vijën duke u ngushtuar.

Koncesioni i sterilizimit;

Shkëlqim Hajdari: Shëndetësia ashtu sikundër ka vërejtje është edhe histori suksesi në Shqipëri sepse ka dhjetëra godina që janë bërë të reja, janë pajisur edhe me pajisje të reja. Ministrja në fjalë lëviz në një kabinet tjetër dhe nuk e shoh në aspektin negativ.

Përçarja në PD;

Shkëlqim Hajdari: Nëse e gjithë opozita në bllok do të gjejë kauzën që i bashkon të gjithë, mund të ringrihet dhe të bëhet e fortë. Të qenit në opozitë dhe të bërit opozitë, s’mund të funksionojë nëse mendon se ku do të jesh ne zgjedhjet e radhës. Ka një kauzë të përbashkët për të gjithë opozitën dhe është ajo me mënyrën se si administrohet vota se si qeveriset vendi, nëpërmjet garës. Kjo mund të bashkojë të gjithë opozitën në Shqipëri.

Takimet Bardhi-Berisha?

Shkëlqim Hajdari: Më duket sikur opozita ka rënë në kurthin e një mundësie që iu dha për t’u vetëpastruar, nga e gjithë politika 30 vjeçare. Vazhdojnë të diskutojnë për emra, ndërkohë që duhet të flitet për kauzat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: