Pas PD edhe LSI kallëzon në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, ministi Ahmetaj, kryebashkiaku Veliaj deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë.

Në padinë e dorëzuar sot nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari në SPAK, emrat e sipërpërmendur akuzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.

Sipas LSI, të gjithë emrat e kallëzuar prej tyre janë përfshirë në veprime të kundraligjshme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës si dhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore.

Në kallëzim theksohet se këta individë më shumë se njëherë me veprimet e tyre kanë krijuar favore elektorale për forcën politike që i përkasin, ndërsa shtohet se kjo gjë po dëmton haptazi forcat e tjera politike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: