Sekretari rus i Këshillit të Sigurimit Nikolai Patrushev, është shprehur se Perëndimi ka në plan të shpërbëjë Rusinë dhe ta fshijë atë nga harta politike e botës.

I njohur si një nga aleatët më të afërt të Putinit, ai ka thënë se tashmë Rusia po lufton NATO-n të udhëhequr nga SHBA në Ukrainë se Perëndimi po përpiqet ta eliminojë Rusinë.

“Ngjarjet në Ukrainë nuk janë një konflikt midis Moskës dhe Kievit është një konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe NATO-s dhe mbi të gjitha SHBA-së dhe Britanisë”, tha më tej, Nikolai Patrushev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb