Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat shpërtheu në akuza dhe kritika, sulmoi këdo, duke nisur nga rivali i tij i përjetshëm, Barcelona, duke vijuar me ata që kërkojnë t’i marrin klubin, ndërsa preku edhe çështjen më të ndjeshme këtë periudhë, sherrin Valverde-Tchouameni. Fillimisht, Perez hodhi poshtë zërat që flisnin se ishte i sëmurë, konfirmoi se gjendja e tij shëndetësore është perfekte dhe se nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i klubit, por njoftoi se do të zhvillohet zgjedhja të reja dhe se kush dëshiron të sfidojë është i hapur. Akuza më e fortë e tij ishte sërish në lidhje me çështjen e arbitrave, atë që në Spanjë njihet si çështja Negreiera:
“Do të kisha fituar më shumë tij në La Liga, por kjo nuk ndodhi pasi na hodhën. Për këtë duhet të ndërhyjë edhe UEFA të cilës do t’i dërgojmë dosjen e plotë. Nuk jam këtu që arbritrat të pasurohen me paratë e Barcelonës. Do t’i shkojmë deri në fund këtij çështje, më e korruptuara në historinë e futbollit”, u shpreh Perez.
Kjo deklaratë e bosit të Realit nuk mund të kalonte në heshtje, përkundrazi, reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm: “Dëshirojmë t’ju informojmë se departamenti ynë ligjor po shqyrton me kujdes deklaratat dhe akuzat e Perez. Ato aktualisht po analizohen dhe po vlerësohen masat e nevojshme”, lexohej ndër të tjera në reagimin e klubit blaugrana.
Në fund Perez, preku edhe sherrin Valverde-Tchouameni: “Gjëra si këto ndodhin çdo ditë, kanë ndodhur gjithmonë”, u shpreh Perez. Sipas Mundo Depertivo, Real Madrid e ka gjetur se kush është spiuni brenda ekipit, bëhet fjalë për Dani Ceballos i cili nuk fund të këtij sezoni do të largohet.
