Gianluiggi Donnarumma, portieri i talentuar i Milanit, më në fund ka arritur të marrë provimet e maturës.

19-vjeçari i cili prej dy sezonesh mbron portën e “djallit” e ka patur të vështirë të gjejë balancën mes shkollës dhe karrierës si futbollist. Sezonin e kaluar ai zgjodhi të mos i jepte provimet pasi vendosi të shkonte me ekipin U-21 të Italisë në Europianin e kësaj grupmoshe.

Këtë vit, si pasojë e mungesë së Italisë në Botëror, Donnarumma ishte në gjendje të kryente provimet e maturës, të cilat sipas mediave italiane i ka kaluar të gjitha me rezultatin 70/100.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb