Milan dorëzohet përballë presionit të tifozëve, të cilët reaguan publikisht, duke dalë kundër emrit të Lopeteguit. Hashtagu #nopetegui shihet kudo në rrjetet sociale, duke bërë që edhe drejtuesit e klubit të dalin në krah të tifozëve, pasi sipas mediave italiane, Milan ka mbyllur përfundimisht këtë opsion, ndërsa tashmë ka hapur ankandin për një emër të ri.

La Gazzetta
La Gazzetta

Tifozët gjithashtu kanë një emër, një dëshirë të madhe, Antonio Conte, por kjo nuk është vetëm në dorën e drejtuesve, pasi Conte ka nisur negociatat edhe me Napolin. Zlatan Ibrahimovic ka një detyrë të vështirë përpara, të gjejë një zëvendësues për Stefano Piolin. Sigurisht që alternativat nuk mungojnë, nga Fonseca te De Zebri, por diskutimi për trajnerin e Brighton është ndryshe, pasi ka një klauzolë largimi prej 15 milionë euro. Van Bommel dhe Tedesco janë gjithashtu dy opsione të tjerë, por në Milano këtë periudhë është rikthyer fuqishëm emri i Thiago Motta-s.

Thiago Motta
Thiago Motta

Tekniku i Bologna-s po shkruan historinë duke rikthyer ekipin pas 22 vitesh në Evropë, por objektivi është Champions League. Motta pëlqehet shumë edhe nga Juventus, por Milan është futur me prepotence këtë periudhë për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të firmosur me trajnerin që aq shumë kërkohet në Serie A dhe jo vetëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb