Një kamion është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:25, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 06:25, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin S. M., banues në Elbasan.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: