DURRËS

Një pallat është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Durrës. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për ”BalkanWeb” se pallati ndodhet afër Policisë së Durrësit.

Zjarrfikësja dhe Policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes teksa dyshohet paraprakisht se një shkëndijë elektrike nga një aspirator ka shkaktuar zjarrin i cili është përhapur në ambientet e pallatit.

Deri më tani mësohet se nuk ka lëndime në njerëz prej zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb