Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:05, në rrugën “Muharrem Gura”.

Burime zyrtare bënë me dije se zjarri ra në banesën e shtetasit me inicialet I. P, ndërsa fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, pasi nga shërbimet e Policisë u bë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: