Një zjarr masiv ka pushtuar një hotel që ishte në ndërtim e sipër në Kaliforni. Pas flakëve dhe shtëllunga të mëdha të tymit, u bë mbyllja e detyrueshme e një prej autostradave kryesore të vendit për të shmangur incidente të mundshme.

Sipas “Daily Mail”, autostrada US-101 u mbyll në Camarillo pasi zjarri po merrte përmasa të mëdha. Fillimisht zjarri u raportua për herë të parë pak pas orës 19:00 pranë qendrës tregtare Camarillo Outlet.

Flakët u përshkallëzuan shpejt dhe nga ora 19:20 nisën thirrjet e para për shuarjen e flakëve. Zjarri duket se ka rënë në katin e dytë të ndërtesës katërkatëshe, ndërsa në më pak se një orë, ndërtesa filloi të shembet.

Hoteli ishte pjesë e një projekti të njohur si Mian Plaza dhe Qendra e Konventave. Zjarri arriti që të shuhej rreth orës 21:00, ndërsa tashmë hetimi ka nisur për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: