Ka zgjatur gati dy orë mbledhja e Këshillit Politik për diskutimin e pikave të dakordsisë së 5 qershorit, për Reformën Zgjedhore.

Bashkëkryetari i këtij Këshilli, Oerd Bylykbashi tha se mazhoranca nuk dha dakordësi për propozimin e tyre në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve e KQZ.

“Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në lidhje me KQZ. Ju e dini që ne kishim bërë një propozim tjetër por sot me qëllim që marrëveshja të zbatohet, duke siguruar të gjitha garancitë e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ, që të jenë profesionistë dhe që gëzojnë respekt te spektri politik si dhe të sigurojnë që në nxjerrjen e akteve nënligjore nuk do kemi mazhorancë që do shkatërrojë zgjedhjet. Ne i kërkuam mazhorancës me këtë hap të dytë, të heqë dorë nga këmbëngulja që me cdo kusht të cojnë në një proces që nuk kalon nga Kuvendi. Ajo nuk e pranoi duke arsyetuar që sistemi i propozuar prej nesh politizon.

Ne e kemi të certifikuar nga Venecia, është si ai i reformës në drejtësi. I ftuam të reagojnë në mënyrë konstruktive që të ngrihet sa më shpejt KQZ në mënyrë të besueshme që t’i hapë rrugë identifikimit biometrik”,- tha Bylykbashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: