Greqia mbajti këtë të diel raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku kandidatët e partisë së kryeministrit Kyriakos Mistotakis, “Demokracia e re” humbën në Athinë dhe në Selanik, dy nga bashkitë e mëdha të vendit, raportojnë mediat greke.

Teksa janë numëruar mbi 95% e votave për bashkinë e Athinës, fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55.9% të votave kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re” të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis. Po ashtu në Selanik, u shpall fitues me 67% të votave, Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur, por i mbështetur nga PASOK. Ai mundi Konstantinos Zervas, të mbështetur nga qeveria.

Mistotakis ka reagur pas rezultateve duke u shprehur, se se kjo nuk është një natë e mirë për ‘Demokracinë e Re’.

“Nuk ishte një natë veçanërisht e mirë për “Demokracinë e re, por konkluzionet politike do të dalin më vonë. Dua të përgëzoj të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e bashkive që u zgjodhën dhe t’i siguroj se është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta. Presim një bashkëpunim të frytshëm dhe produktiv. Qeveria duhet t’i ketë këmbët fort në tok”|, tha kryeministri grek.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb