Një punonjës i kompanisë kryesore të mbrojtjes së Ukrainës është akuzuar se ka punuar për inteligjencën ushtarake ruse.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës tha se punonjësi i “Ukroboronprom” ishte përpjekur të zbulonte informacion të klasifikuar në lidhje me armatimet e disponueshme ukrainase që më pas t’i raportonte te pala ruse.

Ai gjithashtu dyshohet se kishte përgatitur raporte për Moskën në lidhje me pasojat e sulmeve me raketa ruse në kryeqytetin ukrainas të Kievit.

SBU tha se ishte alarmuar për aktivitetet e spiunit të shërbimeve ruse që herët dhe kishte filluar të dokumentonte veprimet e tij më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: