Në përgjimet e publikuara, gazetari gjerman ka siguruar edhe telefonatën e drejtorit të ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, me drejtorin rajonal në Dibër. Keshi kërkon nga drejtori i Arsimit në Dibër rë telefonojë drejtorët e shkollave për t’i kujtuar ata të votojnë për PS në të kundërt, një ditë pas zgjedhjeve në Dibër të gjithë do të jenë të pushuar. Drejtori i Arsimit e garanton atë se do t’i telefonojë të gjithë, drejtore e mësues.

Arben Keshi: Hë mo si je

Drini Gjeci: Mirë, si je ti?

Arben Keshi: Mirë, si shkove ti? A je lodh?

Drini Gjeci: Nga pak, si ia con ti

Arben Keshi: Mirë ashtu mirë, hë mo si është puna andej or ti?

Drini Gjeci: Po mirë duket mo, mirë duket.

Arben Keshi: Ka lëvizje andej ?

Drini Gjeci: Jo

Arben Keshi: S”Ka shumë e mirë

Drini Gjeci: Jo

Arben Keshi: C’ka ke bo ti?

Drini Gjeci: Hiç lëvizje e madhe këtej,

Arben Keshi: Joo

Drini Gjeci: Po Po, mirë duket eee

Arben Keshi: Po

Drini Gjeci: Mirë mirë. A thu kanë met po ato drejtorët ..

Arben Keshi: Vallaj Merri në telefon një nga një merri të gjithë. Të gjithë drejtorat në telefon, diten e hene keni per te shku per lesh.  Të marrin një nga një, do më raportoni për kë keni marr në telefon thuj. Merri një herë se tu flejt gjumë, me Gzimin e me Arjanin me ato shof unë.

Drini Gjeci: Ok, Po ca ti them unë tashti sepse Haxhiqimes dhe asaj tjetrës gra janë ato, hale ..

Arben Keshi: Or gra, burra ca të jenë do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve që keni pru aty, sipas listës i keni pru aty. Nëse nuk dun, p.. s’ëms se ua kam q.. robt

Drini Gjeci: Mos i mërzit, unë do t’i marr ato tani

Arben Keshi: Mirë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: