Me shpërthimin e coronavirusit te tipit NCOV, kanë shpërthyer edhe ndjenjat raciste kundër qytetarëve kinezë. Përmes një artikulli, gazeta amerikane New York Times përshkruan informacionet e rreme e deri tek titujt bombastikë të gazetave siç ishte rasti më i fundit në një media australiane që e quante sëmundjen, “virusi kinez”.

Me përhapjen e coronavirusit, janë shtuar shqetësimet për ksenofobi. Kohët e fundit, kur Andy Miao mori trenin për të punuar në Sidnej, ai vërejti pamjen e njerëzve të tjerë që nuk pranonin të udhëtonin me të nëse ai nuk vendoste një maskë për fytyrën. Edhe pse ai nuk ka koronavirus, Z. Miao, i cili është me trashëgimi Kineze, por i rritur në Australi, e di se arsyeja është përkatësia e tij etnike. “Kjo i bën njerëzit si unë të cilët janë Australianë të ndjehen si të huaj”, tha z. Miao, 24 vjeç.

Disa ligjvënës të së djathtës anketuan ndjekësit e tyre, duke pyetur nëse australianët duhet të ndalojnë kinezët përkohësisht nga vendi. Një gazetë në Victoria, The Herald Sun, e quajti coronavirusin një “Virus Kinez” në faqen e parë, duke bërë që mbi 40,000 njerëz të nënshkruanin një peticion duke kërkuar që gazeta të kërkonte falje.

Ndërkohë mbi 100,000 firma u mblodhën në Malajzi për të ndaluar hyrjen e shtetasve Kinezë në vendin e tyre. “Qeveria duhet të mendojë më shumë për shëndetin e Malajzianëve. Mos prisni derisa të ketë vdekje në mes të Malajzisë, që më pas të ndërmerren veprime nga qeveria” thuhet ndër të tjera në peticion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb