Kroacia do të masë forcat me Argjentinën në mesjavë, në ndeshjen e vlefshme për Gjysmëfinalen e Botërorit. Lojtari i kroatëve, Ivan Perisic ka deklaruar pa frikë se nëse skuadra është në ditën e saj më të mirë, ka mundësi të shkojë deri në finale.

“Deri më tani ne kemi qenë perfekt, por ne nuk duam të ndalemi këtu, ëndrra e çdo sportisti është të luajë në finale. Varet shumë nga ne. Nëse ne jemi mirë, nuk ka frikë. Nëse luajmë si kundër Brazilit nuk do të kemi asnjë problem”- tha Perisic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: