Tjetër mungesë për Tottenhamin. Përveç James Maddison, Ivan Perisic, Ryan Sessegnon, Manor Solomon, Rodrigo Bentancur, Ashley Phillips dhe Micky van de Ven, Spurs janë gjithashtu të detyruar të heqin dorë përkohësisht nga shërbimet e Christian Romero, i cili  u dëmtua ndaj Everton. Trajneri i skuadrës londineze, Ange Postecoglou tregoi situatën e qendërmbrojtësit argjentinas:

“Ai do të jetë jashtë fushave për katër ose pesë javë. Të gjithë të tjerët kanë bërë më mirë. Ka disa lojtarë të lënduar, por ne kemi pasur një javë pak a shumë më të lehtë, sa i takon stërvitjes”-  tha ai.

Për 25-vjeçarin ky është sezoni i 3-të te Tottenham, pas eksperiencave te skuadra të ndryshme si Genoa apo edhe Atalanta. Fillimet e veta, ai i pati në Argjentinë, te Belgramo.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: