Situata në dy spitalet Covid në vend vijon të përkeqësohet.

Ministria e Shëndetësisë raporton se po marrin mjekim tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi” 246 pacientë të infektuar me virusin e rëndë, ku 16 prej tyre janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova”, thuhet në njoftimin e MSH.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb