JAPONI

Një zile ra në orën 8:15 minuta të mëngjesit në parkun paqësor të Hiroshimës në Japoni. Me tingujt e kambanave u përkujtua momenti, kur 78 vjet më parë mbi Hiroshimë ra e para bombë atomike e përdorur kundër njerëzimit e quajtur “Little Boy”. Sulmi amerikan i mori jetën mbi 140 mijë banorëve, gati gjysmës së atyre që banonin në Hiroshima në atë kohë, si dhe la pas shkatërrim total, gjurmët e të cilit ruhen edhe sot e kësaj dite.
Rreth 50,000 pjesëmarrës në ceremoninë përkujtimore përfshirë të mbijetuarit, mbajtën një moment heshtjeje.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryeministri japonez Fumio Kishida tha se komuniteti ndërkombëtar është ende i përçarë sa i takon vendimit për çarmatosjen bërthamore në një kohë kur kërcënimi për përdorimin e armeve bërthamore po rritet nga Rusia. Për shkak te kësaj situate është e rëndësishme që komunitetit ndërkombëtar të shkojë drejt një botë pa armë bërthamore tha kryeministri japonez gjate fjalës se tij
Sakaq kryetari i bashkisë së Hiroshimës Kazumi Matsui bëri thirrje që njerëzimi të mos lejojë përsëritjen e gabimeve të së kaluarës, por të bashkohet për të luftuar kundër çdo kërcënim duke e quajtur marrëzi atë që po ndodh sot.

Tre ditë pas bombardimit të Hiroshimës, amerikanët hodhën bombën e dytë në qytetin Nagasaki.
Vetëm këto sulme vranë mbi 200 mijë njerëz, duke çuar në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: