Një përleshje mes shtetasve të huaj përfundon në tragjedi. Një 45-vjeçar kosovar ka humbur jetën gjatë natës i plagosur me thikë në një përplasje të ndodhur në qarkun e Fierës.

Viktima humbi jetën pasi mori disa plagë me thikë në trup. Nga ngjarja raportohet se ka pasur dhe disa persona të plagosur.

Nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të ndodhur pak ditë më parë. Disa dëshmitarë thanë se përpara përplasjes, një furgon nga i cili dolën një grup njerëzish, u përfshinë në një përleshje që çoi në një të vrarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb