GAZA-Një shpërthim në jug të Rripit të Gazës ka vrarë të paktën dy palestinezë të shtunën, ka njoftuar ministria lokale e Shëndetësisë, raporton Reuters.

Mjekët në këtë zonë kanë thënë se tre persona kanë vdekur, por zyrtarët kanë konfirmuar vetëm dy persona.

Banorët kanë thënë se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një sulmi izraelit.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite nuk ka pranuar të komentojë për incidentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: