Alma Bektashi është surprizuar ditën e sotme nga Anisa dhe Oresti. Dy fëmijët e saj kanë preferuar t’i qëndrojnë larg jetës publike, por duket se këtë herë e thyen rregullin për nënën e tyre.

Në një intervistë të rrallë në “Muzikë kur dëgjoj”, Alma u gjend në karrigen e kujtimeve dhe krejt papritur u dëgjua fillimisht zëri i Orestit i cili pati një kërkesë për të.

Oresti: Hej ma, shpresoj që je duke kaluar mirë në Shqipëri. Fansat e tu besoj janë shumë të lumtur që po të shohin, njësoj siç kanë qenë edhe vite më herët. Duhet të vazhdosh të jesh më aktive dhe të vish me muzikë të re. Të dua shumë dhe shpresoj që je duke kaluar mirë.

Më pas, në ekran u shfaq një videomesazh nga Anisa që njësoj si vëllai, parashtroi të njëjtën pyetje për të ëmën.

Anisa: Hej mami, e di që vjen si surprizë e madhe kjo video e imja për ty sepse unë nuk jam person që kam qejf të shfaqem as në videot, as në fotot e tua, sidomos në rrjetet e tua sociale, por sidoqoftë ishte një nga mundësitë më të mira që unë ta shpreh një lloj falenderimi të shpejtë për ty që je një super nënë, për mua je edhe një super shoqe dhe mund të flasim shumë e shumë gjëra. Po ashtu doja të të ngacmoja pak me pjesën se kur do shfaqesh prapë në publik me këngën tënde të re apo me ndonjë projekt sepse na mungon të gjithëve dhe janë pyetje të vazhdueshme se kur do të rikthehesh, por unë s’kam ndonjë përgjigje, përgjigjen e presim nga ty.

E përlotur, Alma u shpreh shumë e lumtur për dy fëmijët e saj si dhe tej mase e habitur. Prej disa vitesh tashmë ajo është nënë e vetme dhe rritja e tyre nuk ka qenë e lehtë. Për herë të parë, këngëtarja foli rreth përjetimit të divorcit dhe forcën që i japin fëmijët.

Tani ata janë rritur dhe nuk e kam këtë problem më…a është e vështirë… natyrisht që kur je vetë nënë, babë, grua, burrë në shtëpi nuk është njësoj por që jam shumë e lumtur që Anisa dhe Oresti janë absolutisht përkrahja më e madhe e imja, në çdo moment dhe kjo ma lehtëson shumë më shumë.

Sa i përket kërkesës së tyre për rikthimin në muzikë pas 10 vitesh mungesë, Alma tha se po dëgjon muzikë pasi kërkon që materiali i saj i ardhshëm të jetë në lartësinë e duhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: