Këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi këtë të diel ishte e ftuara e dytë në programin “Dola te Ola”. Ajo si fillim performoi këngën “Nostalgjia” duke dhuruar një atmosferë shumë të bukur në studio.

Më pas Orgesa, sikurse të gjithë të ftuarit në program, rrugëtoi nëpër kujtime duke zbuluar se në moshën 5-vjeçare ka dalë si balerinë në skenë, ndërkohë që kur ishte 6 vjeçe ka kënduar për herë të parë.

Orgesa tha se ka qenë një fëmijë ekspresiv, dhe me shumë me fat që është rritur në një familje të gëzuar dhe që i ka dhënë shumë siguri, gjë që e ka ndihmuar atë në të gjithë hapat e mëtejshëm të karrierës së saj.
Teksa Orgesa u shpreh se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të dy prindërit, ata për herë të parë në një program televiziv i dërguan videomesazhe surprizë Orgesës, duke i dhuruar një kujtim të paharrueshëm.

Babai, muzikant dhe udhëheqësi i saj artistik, dhe mamaja, mësuese matematike, kishin zgjedhur fjalë të ëmbla për Orgesën, çka bënë që ajo të përlotej në program.

Kujtojmë që Orgesa përveç këngës, prej shumë vitesh është edhe moderatore në radio, për të cilën tha, “E dua shumë radion, nuk do ta lë kurrë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb