Skuadra e Kansas City Chiefs është shpallur fituese e finales së Super Bowl, pas fitores 38-35 ndaj Philadelphia Eagles. Ky ishte edicioni nr.57 i Super Boël, që për herë të tretë në histori fitohet nga Kansas City.

Ndeshja u luajt në “State Farm Stadium” të Arizonës, në prani të 65 mijë shikuesve. Një ndeshje mjaft e bukur dhe një fitore me përmbysje për skuadrën e Kansas City, që ishte në disavantazh të 10 pikëve në përfundim të pjesës së parë, e cila përfundoi 23-14 për Philadelphian.

Gjithsesi, skuadra teksane bëri një përmbysje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë dhe fitoi falë një goditje dënimi 8 sekonda nga fundi. Vendimtar për fituesit e kësaj finaleje ishte Patrick Mahomes, që mori trofeun lojtarit më të mirë të ndeshjes.

Ai ishte gjithashtu edhe më i miri i sezonit të rregullt në NFL-së, duke bërë diferencën në fushë. Një festë e jashtëzakonshme për Kansas në fundin e takimit dhe zhgënjim për Philadelphian, që nuk e priste atë humbje pasi e komandoi ndeshjen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb