Të paktën 15 persona kanë ndërruar jetë nga përmbytjet në Tennessee, mes të cilëve dhe dy foshnje binjakë.

Binjakët shtatë muajsh, të quajtur Rayan dhe Reiligh Rigney, u larguan nga baba ii tyre, pasi apartamenti ku jetonin u përmbyt. Sipas babait të fëmijëve, shirat e rrëmbyeshëm shkëputën vogëlushët nga krahët e tij dhe ata më pas, u mbytën nga rrjedhat e forta.

Pasojat që janë shkaktuar nga përmbytjet janë të mëdha. Shtëpi të shumta janë shkatërruar, një urë gjithashtu është shembur, ndërsa dhjetëra persona janë lënduar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb