JAPONI

Ka shkuar në 18 numri i persona që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë pjesën jug-perëndimore të Japonisë për shkak të motit të keq.
16 prej tyre janë ende të paidentifikuar dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur.

Kryeministri Shinzo Abe ka urdhëruar dërgimin e 10.000 trupave në rajon pasi shërbimet e emergjencës atje nuk po i bëjnë dot ballë vetë situatës. Autoritetet kanë evakuuar 20 mijë persona dhë bëjnë me dije se 2 lumenj kanë dalë nga shtrati duke përmbytur 11 provinca.

Situata vijon të jetë e rëndë pasi reshje të dendura parashikohen dhe për orët në vijim, gjë që mund të çojë në përkeqësim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: