Kryeministri Edi Rama foli për situatën e krijuar nga përmbytjet në vend, si pasojë e reshjeve masive të shiut të rëna në ditët e fundit.

I pyetur nga gazetarët për bilancin, kryeministri theksoi se është bërë bilanci i fazës më kritike dhe do të publikohet në fund të kësaj situate përmbytjesh.

“Kemi bërë bilancin për fazën më kritike, tani jemi në një fazë më pak kritike. Po e ndjekim me shumë vëmendje, por është krejtësisht në nivele të arsyeshme, duke pasur parasysh intensitetin e madh të reshjeve. Problem janë rrëshqitjet në disa akse, pas reshjeve të shumta. Sa i përket përmbytjeve të tokave, ato janë minimale për momentin. Në fund të kësaj faze do të bëjmë edhe bilancin publik, pasi e kemi”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: