Pas Obotit të Shkodrës, kryeministri Edi Rama ka parë nga afër dhe situatën në hidrocentralin e Vaut të Dejës, ku mes të tjerash tha se pikërisht këtu është zemra e problemit të përmbytjeve.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se situata në këtë HEC deri më tani është menaxhuar në mënyrë perfektë.

“Këtu s’jemi për politikë, por për një hall që është i të gjithëve, përmbytjet. Është fakt që s’kemi probleme si në të shkuarën. Është zemra e problemit këtu dhe menaxhimi që keni bërë deri tani është perfekt. Do iu mundësohet që ta bëni deri në fund këtë menaxhim”, tha Rama.

Ndërsa në një mesazh në “Facebook”, shoqëruar me pamje nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, kryeministri Edi Rama shkruan se “Vau Dejës – Aty ku mund të shihet, dëgjohet dhe kuptohet qartë situata e kaskadës, si edhe të bëhet fare kollaj dallimi mes keqmenaxhimit e keqqeverisjes dhe mirëmenaxhimit e mirëqeverisjes? * fakti është se me superintensitetin e reshjeve të këtyre ditëve, nuk kemi largqoftë 10 mijë njerëz të larguar nga banesat, mijëra e mijëra krerë bagëti të evaukuuara, po aq banesa e biznese të dëmtuara si në 2010 në Shkodër, ku edhe qyteti u mbush me varka, po kemi një situatë krejt tjetër, me dëme minimale, edhe pse intensiteti i prurjeve të shiut është dy herë më i lartë se në 2010? ***keqardhje për Lulëzim Bashën që erdhi përgjumësh në Shkodër dhe foli përçart, duke treguar edhe njëherë karakterin e dobët të lidershipit të kësaj opozite fyejsh që bien pa lidhje, në çdo rast fatkeqësie natyrore? #PunëJoGjumë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb