Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se përndiqte ish-të dashurën e tij 46-vjeçare. Ngjarja në fjalë është regjistruar në L’Aquila.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, me banim në Francë, kishte rekorde penale, si armëmbajtje pa leje, kanosje, dhunë dhe veprime përndjekëse. Ishte vetë gruaja që telefonoi 112-tën duke u treguar se ishte partneri ndodhej në shtëpinë e saj dhe kishte frikë se mund të ndodhte diçka.

Nga hetimet rezulton se 23-vjeçari rezulton se nuk hiqte dorë nga marrëdhënia dy-vjeçare me gruan.
Po ashtu mësohet se shqiptari fyente me mesazhe përmes rrjeteve sociale ish-të dashurën, pasi nuk pranonte ndarjen nga ajo. Tashmë ai ndodhet pas hekurave në paraburgimin e Bergamos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb