SARANDA

Një rast i kultivimit të kanabisit është goditur në Karahaxh të Finiqit. Në pranga ka rënë një 38-vjeçar nga Delvina kurse në kërkim është shpallur në 54-vjeçar.
Po ashtu gjatë kontrollin u sekuestruan 13 kg kanabis.

Në Ksamil gjithashtu u arrestua një 51-vjeçar lituanez pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses.

Teksa në Vlorë një 34-vjeçar u arrestua pasi përndiqte një 53-vjeçar.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA
DVP Vlorë

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori.

Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Karahaxh, bashkia Finiq.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S. N., 38 vjeç, banues në fshatin Bamat, Delvinë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sh. T., 54 vjeç, pasi dyshohen se në një sipërfaqe toke, në fshatin Karahaxh, bashkia Finiq, kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit nga Policia u gjetën dhe u sekuestruan rreth 13 kg lëndë bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa.
– – – –
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin lituanez N. K., 51 vjeç, banues në Ksamil, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi i shtetasit S. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetas 53-vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb