Policia e Tiranës lajmëron se një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Kamëz.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë është plagosur një pasagjere, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.06.2021, rreth orës 20:40, në Kamzë, mjeti me drejtues M. V., është përplasur me mjetin me drejtues A. C.  Si  pasojë është dëmtuar pasagjeria në mjetin me drejtues A. C, shtetësja Sh. M., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb