Detaje të reja nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të ditës së hënë në Gjirin e Ksamilit. 22-vjeçari Albiano Kreçi, ka qenë i diagnostikuar që prej moshës 15-vjeçare me diabet dhe dy vitet e fundit merrte insulinë. Ditën e djeshme para se të hipte në mjetin lundrues kishte marrë insulinë.

Kjo sipas bluzave të bardha ka ndikuar në humbjen e kontrollit nga ana e 22-vjeçarit. Videoja e publikuar nga momenti i përplasjes me skafin e policisë është marrë nga një velierë e huaj e stacionuar në gjirin e Ksamilit.

Trupi i 22-vjeçarit është dërguar në Tiranë në mjekësinë ligjore. 22-vjeçari Albiano Kreçi ishte vëllai i vetëm mes dy motrave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb