SHKODRA

Ish- kryeministri Sali Berisha pak para se Policia të njoftonte zyrtarisht mbi arrestimet për ngjarjen e djeshme ka thënë se Policia manipulon duke mos publikuar se u përplasën dy banda në Shkodër.

Ditën e djeshme tre persona u përplasën me armë zjarri me Mersad Metën për një konflikt të hershëm për prishje pazaresh droge dhe Berisha shprehet se pedonalja e Shkodrës është kthyer në një fushë betejë mes bandave të Edi Ramës dhe jo një plagosje e thjeshtë sicc e raportoi Policia në fillim.

 

STATUSI I SALI BERISHËS

Narkopolicia manipulon plagosjen e qytetares ne Shkoder!

Qyteti ne duart e bandave!

Lexoni mesazh e qytetarit dixhital. sb

Pasiguria ne maksimum. Ne qender te qytetit te Shkodres ndodh nje plagosje. Policia mashtron E plagosura eshte kalimtare e thjeshte.Bandat shkembyen zjarre kunder njera tjetrez .Pedonalja e Shkodres eshte kthyer nje fushe beteje mes bandave te Edvin Rames. Ne vetem 7 vjet qendra e Shkodres ku vlonte arsimi, muzika dhe kultura Edi Rama e ktheu ne fushe beteje te bandave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb