Është shtyrë seanca paraprake në gjykatë për Ervis Martinajn dhe Elio Hadon, të akuzuar për përplasjen me armë zjarri në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mos njoftimi i të gjitha palëve për gjyqin e sotëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 tetor të 2018, ku nga përplasja me armë u vra Haxha dhe u plagosën Hado e Martinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb