VLORË

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Vlorë sot, ku është takuar me qytetarët dhe ka folur për programin e PD. Basha është pyetur nga gazetarët dhe për çështjen “Rama-Leli”. Ai tha se anija e së keqes po mbytet, duke i bërë ftesë çdo socialisti të ndershëm të bashkohet me PD për ndryshimin.

Thuhet që Dritan Leli është shkarkuar nga kryeministri Rama. Keni një koment për këtë?
Komenti im është që anija e së keqes po mbytet dhe ftesa ime për çdo socialist të ndershëm është bashkohuni me ne për ndryshimin, do të fitoni ju dhe familjet tuaja, do të fitojë Vlora dhe Shqipëria.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb