TIRANE

Po zhvillohet protesta e 8-të e organizuar sot nga opozita paralel me seancën plenare të Kuvendit.  Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se nuk ka patur tentativa nga protestuesit për të thyer kordonin e policisë, por vetëm incidente mes demostruesve.

Sipas gazetares Bezat, mes protestuesve ka patur një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare, ku edhe është dyshuar për infiltrim të policisë.

“Jam para Parlamentit, ku i është bashkuar edhe pjesa më e madhe e protestuesve. Protestuesit kanë qenë të distancuar nga kordoni i policisë, nuk ka pasur tentativa për ta thyer. Disa momente pati një incident mes protestuesve një përplasje verbale për përdorimin e aparateve celulare.

Ka patur dyshime për infiltrim të protestuesve nga ana e policisë.”-u shpreh gazetarja Bezat.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: