Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio është larguar nga Lëvizja ‘5 Yjet’.

“Unë dhe disa kolegë largohemi nga Lëvizja ‘5 Yjet’. Është një zgjedhje e dhimbshme që nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të duhej ta bëja”, tha Luigi Di Maio në një konferencë për shtyp, duke njoftuar formimin e grupit të ri politik, “Së bashku për të ardhmen” në të cilën u bashkuan 60 deputetë që ishin pjesë e ‘5 Yjeve’.

“Jam viktimë e përshkallëzimit të sulmeve personale nga M5-të. M5s ka bërë shumë për mua, ia kam kthyer mbrapsht duke dhënë më të mirën për ta në gjithë këto vite. Pozicionet e liderëve të Lëvizjes e dobësuan Italinë”, shtoi ministri i Jashtëm.

Shkak për largimin e tij është bërë një përplasje brenda partisë aleate të koalicionit të qeverisë Draghi për të mos pranuar linjën për furnizimin me armë të Ukrainës. Lideri i lëvizjes “5 Yjet” Giuseppe Conte ka kërkuar gjetjen e një rruge diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe jo atë të furnizimit me armë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: