TIRANË
Nga emisioni “Dritare me Rudinën” në News24 ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj iu bëri thirrje simpatizantëve të PD në Shkodër të ruajnë qetësinë.
Pas publikimit të lajmeve për atë që ndodhi sot në mbrëmje në KZAZ-në e vendosur në shkollën “Shejnaze Juka” në qytetin e Shkodrës, Ahmetaj tha se nuk mund ta zgjidhë rruga e gurët se kush ka të drejtë, presidenti apo KQZ.
“Unë gjej rastin t’i bëj thirrje gjithë simpatizantëve të PD-së në Shkodër që të ruajnë qetësinë sepse çdo veprim do marrë përgjigje nga organet ligjzbatuese, që nga policia deri tek prokuroria e gjykatat që do bëjnë detyrën e vetë për këto pamje të rënda.
Rruga do ta zgjidhë, gurët do ta zgjidhin se kush ka të drejtë Presidenti me dekretin e vet apo KQZ? Kjo është përgjigjja e Voltanës? Voltana po përgjigjet me zjarr. Kjo është Shqipëria?”, deklaroi Ahmetaj.
(m.k/BalkanWeb)